Si funksionon Konaku Im
Konaku Im lidh njerëzit që kërkojnë një vend për të jetuar me ata që kanë një dhomë, banesë ose shtëpi për ta dhënë me qira — dhe me njerëz që kërkojnë bashkëbanues.
Për ata që kërkojnë
Kërko sipas qytetit, lagjes dhe buxhetit, krahaso njoftimet në listë ose në hartë dhe ruaji ato që të pëlqejnë. Kur gjen diçka të përshtatshme, shkruaji reklamuesit direkt nga faqja e njoftimit.
Për reklamuesit
Krijo një llogari, plotëso njoftimin hap pas hapi dhe dërgoje për shqyrtim. Njoftimet publikohen pasi i kontrollon ekipi ynë, zakonisht brenda një dite pune.
Vendndodhja
Në hartat publike shfaqim vetëm një zonë të përafërt. Adresën e saktë e ndani ju me personin që zgjidhni, kur të jeni gati.